Turqia vijon të mbetet pengesë për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Turqia vijon të mbetet pengesë për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

13:58, 09/12/2022
A+ Aa A-

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO në shkurt, por Turqia vijon të mbetet pengesa më e madhe.

SHBA ende e sheh gotën gjysmë të mbushur.

“Është e rëndësishme, ta shohim cështjen në perspektivë. Kur bëhet fjalë për pranimin e anëtarëve të rinj, në këtë rast Finlanda dhe Suedia, procesi nuk ka ecur kurrë më shpejt. Të 30 aleatët nënshkruan protokollin e anëtarësimit, 28 nga 30  i kanë ratifikuar.

Dhe ne po punojmë drejt ratifikimeve shtesë: Turqia dhe Hungaria. Dhe jam i bindur se së shpejti do të jemi në gjendje t’i quajmë zyrtarisht të dyja vendet aleatët tanë” u shpreh Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Turqia po kërkon që të dy vendet të veprojnë kundër grupeve kurde në territoret e tyre që Ankaraja i konsideron terroriste dhe që të heqë ndalimin de-fakto të embargos për shitjen e armëve, i vendosur në vitin 2019 pas operacionit ushtarak të Turqisë kundër milicisë kurde në Siri.

Udhëtimi i fundit i ministrit finlandez të Mbrojtjes në Ankara ishte pjesë e përpjekjes për të gjetur një bazë të përbashkët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco