Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Franca do t'ua japë prezervativët falas të rinve, Macron zotohet të ndalë sëmundjet seksualisht të transmetueshme

Franca do t'ua japë prezervativët falas të rinve, Macron zotohet të ndalë sëmundjet seksualisht të transmetueshme

13:45, 09/12/2022
A+ Aa A-

Të rinjtë në Francë do të mund të marrin prezervativë falas që nga viti i ardhshëm, një përpjekje kjo për të reduktuar përhapjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.  Njoftimi u bë nga Presidenti Emmanuel Macron.

“Në farmaci, prezervativët do të jenë falas për moshat 18 deri në 25 vjeç që nga 1 janari”, u tha Macron gazetarëve të enjten gjatë një aktiviteti për shëndetin e të rinjve.

“Ky është një revolucion i vogël për parandalim,” shtoi ai.

Detajet e planit nuk dihen ende, as  ndonjë vlerësim i kostos së tij. Autoritetet shëndetësore franceze vlerësojnë se shkalla e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme në të gjithë vendin u rrit me rreth 30 për qind në vitin 2020 dhe 2021.

Prezervativët me recetë nga një mjek ose një mami rimbursohen tashmë nga Sigurimet Sociale franceze që nga dhjetori 2018, në kuadrin e luftës kundër SIDA-s dhe IST-së.

Prezervativët janë gjithashtu falas për të miturit me recetë mjekësore ose ata që i kërkojnë në infermierinë e shkollës. Por këto skema janë ende të panjohura: vetëm 21 për qind e të miturve dhe 29 për qind e të rinjve nga 18 – 24 vjeç janë në dijeni të tyre, sipas zyrës së presidentit francez.

Ndërkohë, sëmundjet seksualisht të transmetueshme si klamidia dhe gonorrea janë në rritje tek të rinjtë, veçanërisht tek meshkujt e moshës 15 deri në 29 vjeç – me një rritje prej 45 për qind midis 2017 dhe 2019, sipas të dhënave kombëtare.

Në vitin 2021, numri i diagnozave të reja për HIV gjithashtu ka ngecur në rreth 5000.

Macron ka vendosur më parë një objektiv për "asnjë infeksion të ri me HIV" në Francë deri në vitin 2030 dhe eliminimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme "si probleme të mëdha të shëndetit publik".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco