Policia gjermane kërkon ndihmë për të gjetur ata që grabitën demat

Policia gjermane kërkon ndihmë për të gjetur ata që grabitën demat

11:09, 09/12/2022
A+ Aa A-

Berlin - Policia në Gjermaninë perëndimore ka bërë thirrje për ndihmë për zbardhjen e një rasti potencialisht shumë të ftohtë.

Autoritetet thonë se rreth 60 kontejnerë me spermë demi u vodhën nga një fermë në qytetin Olfen, 90 kilometra në verilindje të Këlnit, mesnatën e së hënës duke gdhirë e martë.

Policia tha në një deklaratë të mërkurën se ndërsa është e paqartë se si ka ndodhur, ngarkesa e çmuar duhet të superftohet me azot të lëngshëm në -196 gradë Celsius në mënyrë që të mos prishet.

Ata po kërkojnë ndihmë nga qytetarët që mund të çojnë në rikuperimin e spermës, e cila ishte menduar për inseminim artificial.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco