Lutjet në qendër të Romës: Papa Françesku shpërthen në lot teksa përmend Ukrainën

Lutjet në qendër të Romës: Papa Françesku shpërthen në lot teksa përmend Ukrainën

19:37, 08/12/2022
A+ Aa A-

Papa Françesku ka shpërthyer në lot të enjten teksa përmendi vuajtjet e ukrainasve gjatë një lutjeje tradicionale në qendër të Romës.

Sipas mediave të huaja,  zëri i Papës filloi të dridhej teksa përmendi ukrainasit dhe iu desh të ndalonte, pa mundur të fliste, për rreth 30 sekonda.

Por edhe kur i rifilloi lutjet, zëri i tij po “dridhej”.

Turma, përfshirë kryebashkiakun e Romës, Roberto Gualtieri, i cili ishte pranë Papës, duartrokitën kur e kuptuan se ai nuk mund të fliste dhe e panë duke qarë.

“… edhe një herë më duhet t’ju sjell lutjet e fëmijëve, të pleqve, të baballarëve dhe nënave, të të rinjve të asaj toke martire, që po vuan shumë”.

Siç vënë në pah mediat, që kur Rusia filloi agresionin në shkurt, Françesku e ka përmendur Ukrainën në pothuajse të gjitha paraqitjet e tij publike dhe është bërë gjithnjë e më kritik ndaj Moskës.

Dhe të mërkurën, ai e krahasoi luftën në Ukrainë me një operacion nazist që vrau rreth dy milionë njerëz, kryesisht hebrenj, në vitet e para të Luftës së Dytë Botërore.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco