Pandemia e Covid-19/ OBSH publikon raportin: Kufizimet kanë frenuar rastet e malaries

Pandemia e Covid-19/ OBSH publikon raportin: Kufizimet kanë frenuar rastet e malaries

17:03, 08/12/2022
A+ Aa A-

Organizata Botërore e Shëndetësisë, është shprehur se pandemia e Covid-19 ka frenuar rastet e malaries në Afrikë. Para se bota të goditej nga pandemia, pati 568,000 vdekje nga malaria. Pavarësisht pandemisë dhe emergjencave të tjera humanitare, informacioni i OBSH-së tregon ajo periudhë ka ndikuar në reduktimin e rasteve.

Zyrtarët e OBSH-së kanë deklaruar se në 20 vitet e fundit rastet e malaries janë reduktuar dhe ka shpëtuar jetën e shumë personave. Kreu i Njësisë së Informacionit Strategjik të Programit Global të Malaries së OBSH-së, Abdisalan Noor, tha se rastet e malaries u rritën në mënyrë dramatike në vitin e parë të pandemisë.

“Në përgjithësi, pandemia dhe kufizimet, kanë çuar në reduktimin e rasteve të infektimeve”, tha ai.

“Shumica e vdekjeve dhe rasteve kanë ndodhur në rajonin afrikan të OBSH-së”, tha Noor, duke shtuar se kontrolli mbi malarien po vazhdon.

Ndër vendet më të prekura janë: Burkina Faso, Republika Demokratike e Kongos, India, Mali dhe Tanzania.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco