Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

Pasi u akuzua se punonjësit e Twitter flejnë në zyrë, Elon Musk hedh poshtë akuzat

Pasi u akuzua se punonjësit e Twitter flejnë në zyrë, Elon Musk hedh poshtë akuzat

22:20, 07/12/2022
A+ Aa A-

Elon Musk ka kritikuar kryebashkiakun e San Franciskos, London Breed.

Departamenti i Inspektimeve të Ndërtimit të qytetit po heton shkeljet e mundshme të kodit të ndërtimit, thonë raportet lokale.

“Duhet të sigurohemi që ndërtesa të përdoret siç synohet”, tha një zyrtar i Departamentit. Në një postim të fshirë në Twitter, Musk postoi se do të punonte dhe do të flinte në zyrë derisa të rregullohej situata, ndërsa muajin e kaluar i kërkoi stafit që të punonin me orë të gjata pune, ndryshe do të largoheshin.

Image

Forbes ishte i pari që e vuri në dukje pasi një punonjës postoi në Twitter një foto teksa po flinte në dyshemenë e një nga zyrave. Një foto e shpërndarë tregonte qilima portokalli të ndezur, një komodinë prej druri ,një krevat dhe dy kolltuqe zyre, thuhet në deklaratë.

Dhomat e gjumit, raportoi Bloomberg , thuhet gjithashtu se strehojnë staf nga Tesla dhe biznese të tjera në pronësi të Musk, të sjellë për të punuar në Twitter, thanë burimet.

Image


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco