Turqi/ Sulmohet me thikë kryetari i një partie opozitare

Turqi/ Sulmohet me thikë kryetari i një partie opozitare

18:37, 07/12/2022
A+ Aa A-

Kryetari i një partie opozitare në Turqi është sulmuar me thikë në zyrën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në selinë e Partisë së Inovacionit në qarkun e Çankajës. Öztürk Yılmaz, Kryetari i Partisë së Inovacionit dhe deputeti u godit me thikë nga një person i paidentifikuar që erdhi për ta takuar.

Yılmaz u plagos në ijë, sulmuesi u largua.

Urgjenca mbërriti në vendin e ngjarjes me njoftimin e anëtarëve të partisë. Öztürk Yılmaz më pas u dërgua në një spital me ambulancë dhe u trajtua. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Në deklaratën e Partisë së Inovacionit thuhet se “Kandidati i 13-të për President dhe Kryetari i Partisë së Inovacionit Öztürk Yılmaz është sulmuar me thikë në zyrën e tij”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco