Xi Jinping vizitë në Arabinë Saudite, pritet të nënshkruhen marrëveshje me vlerë 29 miliardë dollarë

Xi Jinping vizitë në Arabinë Saudite, pritet të nënshkruhen marrëveshje me vlerë 29 miliardë dollarë

10:23, 07/12/2022
A+ Aa A-

Presidenti kinez, Xi Jinping do të zhvillojë një vizitë tre-ditore në Arabinë Saudite, ku do të takohet me mbretin dhe sundimtarin de fakto të eksportuesit më të madh të naftës në botë.

Udhëheqësi kinez do të mbërrijë të mërkurën për udhëtimin e tij të tretë jashtë vendit që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit dhe i pari në Arabinë Saudite që nga viti 2016.

 “Vizita vjen pas një ftese nga Mbreti Salman i Arabisë Saudite “për të forcuar lidhjet historike dhe partneritetin strategjik midis dy vendeve”, ka bërë me dije në një njoftim zyrtar Agjencia e Shtypit Saudite (SPA).

Marrëveshjet fillestare me vlerë 29.26 miliardë dollarë do të nënshkruhen gjatë samitit dypalësh, tha SPA. Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës konfirmoi vizitën në një deklaratë të shkurtër.

Kina është partneri më i madh tregtar i Arabisë Saudite dhe MBS pritet t’i bëjë Xi një mirëseardhje luksoze kur të zbarkojë në Riad të mërkurën, një kontrast i dukshëm me pritjen e heshtur që iu bë “presidentit amerikan Joe Biden në korrik.

Vizita pasqyron “marrëdhëniet shumë më të thella të zhvilluara vitet e fundit” midis dy vendeve, tha Ali Shihabi, është shprehur një analist i Arabisë Saudite pranë qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco