'Marrëveshjet sekrete të vaksinave'/ Pse bosi i Pfizer refuzon të dëshmojë para Parlamentit Europian?!

'Marrëveshjet sekrete të vaksinave'/ Pse bosi i Pfizer refuzon të dëshmojë para Parlamentit Europian?!

09:24, 07/12/2022
A+ Aa A-

Shefi Ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla, ka refuzuar edhe një herë të dëshmojë para komitetit special të Parlamentit Evropian për COVID-19.

Kjo është refuzimii dytw qw Bourla Parlamentit Europian.. 

"Që nga seanca dëgjimore e tetorit për COVID, ne nuk kemi asnjë informacion të mëtejshëm për të ndarë me Komitetin, ndaj me respekt refuzoj ftesën për t'i rishikuar sërish këto çështje," thuhet në letrën e shefit tw Pfizer të datës 2 dhjetor shkruan POLITICO.

Bourla më parë u tërhoq nga një takim për të dëshmuar para komitetit në tetor, në të cilin pritej të përballej me pyetje të vështira se si u arritën marrëveshjet sekrete të vaksinave. 

Ky vendim pasoi një raport auditimi në strategjinë e prokurimit të vaksinave të BE-së që ngriti pyetje të reja në lidhje me kontaktin midis CEO-së së farmacisë dhe Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen që i parapriu një kontrate vaksine shumë miliardë euro.

Më 14 tetor, Zyra e Prokurorit Publik Evropian konfirmoi se kishte një hetim në vazhdim për blerjet e vaksinave të BE-së për COVID, por nuk ka specifikuar ende se kush po hetohet ose cilat nga kontratat e vaksinave të BE-së janë nën shqyrtim.

Në seancën dëgjimore të 10 tetorit për COVID, presidentja e kompanisë për tregjet e zhvilluara ndërkombëtare, Janine Small, u përball me pyetje të përsëritura nga komisioni për mungesën e Bourlës.

Ajo gjithashtu mori pyetje mbi negociatat e kontratës së vaksinës dhe për vaksinën anti-covid, duke përfshirë një nga eurodeputeti holandez Robert Roos (grupi ECR) nëse vaksina ishte testuar për aftësinë e saj për të parandaluar transmetimin përpara se të hynte në treg. 

Por, në fund, duket se Small nuk ishte zëvendësues për Bourlën.

Kështu, më 28 tetor, komiteti COVID i bëri një ftesë të dytë CEO-s së Pfizerit.

“Komiteti ynë mendoi se gjatë seancës së mëparshme me përfaqësues të industrisë farmaceutike, ku Pfizer u përfaqësua nga znj. Janine Small, u vunë re pyetje të rëndësishme në lidhje me marrëveshjet e avancuara të blerjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Pfizer, të cilat janë nën përgjegjësinë e CEO dhe të cilat vetëm ai ka autoritetin t'u përgjigjet atyre, por mbetën pa përgjigje, "tha në një deklaratë dy ditë më parë kryetarja e komitetit COVID Kathleen Van Brempt (grupi S&D). 

"Si kryetare e komitetit të COVID, më vjen shumë keq për refuzimin e Dr. Bourla për të diskutuar këtë çështje me anëtarët e Parlamentit Evropian," tha ajo. 

“Si bashkëligjvënës i buxhetit europian, Parlamenti ka të drejtë të marrë transparencë të plotë mbi modalitetet e këtyre shpenzimeve dhe negociatat paraprake që çojnë në to.

Por për Pfizer, duket se nuk ka asgjë të re për të thënë. 

“Pfizer ka dhënë të dhëna për Komitetin Special për Pandeminë COVID-19 dhe Parlamentin Evropian më gjerë, pasi kërkon të kuptojë dhe të mësojë nga reagimi ndaj pandemisë,” tha një zëdhënës i kompanisë për POLITICO.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco