Përleshje në parlamentin turk, deputeti i opozitës përfundon në spital

Përleshje në parlamentin turk, deputeti i opozitës përfundon në spital

08:59, 07/12/2022
A+ Aa A-

Një anëtar i partisë opozitare turke është plagosur sot dhe është dërguar në spital pas një sherri në parlamentin turk gjatë një debati të tensionuar për buxhetin e vitit të ardhshëm/

Pamjet televizive tregojnë një përplasje mes dhjetëra deputetëve të partisë në pushtet të Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe partive opozitare, me disa deputetë që godasin njëri-tjetrin, ndërsa të tjerë përpiqen t’i ndajnë.

Të paktën një ligjvënës u rrëzua në tokë, treguan pamjet video dhe agjencia private e lajmeve DHA tha se Hussein Ors, një ligjvënës nga partia e opozitës, u godit me grusht në fytyrë.

Përleshjet janë një dukuri e shpeshtë në parlamentin turk. Arsyeja e konfliktit të sotëm nuk dihet, por tensionet janë të larta përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të planifikuara për në qershor, sipas agjencisë AP.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco