Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Lufta po rëndon të moshuarit: Më të rrezikuarit nga bombardimet ruse

Lufta po rëndon të moshuarit: Më të rrezikuarit nga bombardimet ruse

22:39, 06/12/2022
A+ Aa A-

Lufta në Ukrainë po rëndon më shumë personat e moshës së tretë.

Ky është konkluzioni i një raporti të ri nga Amnesty International. Kjo kategori rrezikon të vritet ose lëndohet dhe është më e prekura nga shpërnguljet, tregon Laura Mills.

“Ata po mbeten pas shpesh në zona që janë në shënjestrën e sulmeve ruse. Ndryshe nga kategori të tjera, ata nuk mund të strehohen në streha kundër bombave ose gjetkë, ndaj shpesh strehohen në shtëpitë e tyre, që i vendos ata në rrezik të lartë vdekjeje apo plagosjeje. Kur ata shpërngulen, ata kanë vështirësi në strehim, shpesh jetojnë në varfëri, kanë aftësi të kufizuara, gjë që e bën më të vështirë gjetjen e strehimit për ta”, tha Laura Mills, hulumtuese e Amnesty International.

Thuajse 1/4 e popullsisë së Ukrainës janë mbi 60 vjeç. Zyra e Komisionerit për të Drejtat e Njeriut në OKB thotë se në periudhën shkurt-shtator, kjo kategori moshe përbënte 34% të civilëve të vrarë në luftë.

Amnesty i bën thirrje shteteve të tjera të lehtësojnë evakuimin e personave të moshuar dhe gjithashtu nxit organizatat ndërkombëtare të bashkëpunojnë me autoritetet ukrainase për t’i mbështetur ata financiarisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco