17.8 miliardë euro Ukrainës, paketa e BE-së bllokohet nga Hungaria

17.8 miliardë euro Ukrainës, paketa e BE-së bllokohet nga Hungaria

22:25, 06/12/2022
A+ Aa A-

Hungaria ka vënë veton ndaj paketës së propozuar nga BE për të ndihmuar financiarisht Ukrainën me një fond prej 17.8 miliardë eurosh në vitin 2023.

Vetoja e Hungarisë bëri që 26 shtetet e tjera anëtare të BE-së të përpunojnë një plan teknik më të komplikuar për të siguruar që ndihma t’i kalojë Kiveit për Vitin e Ri.

Po ashtu, ky hap i radhës i marrë nga Hungaria përkeqëson më tej mosmarrëveshjet rreth sundimit të ligjit në vend dhe pikëpamjet e kryeministrit Viktor Orban mbi pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Pas vendimit të Hungarisë,Tuomas Saarenheimo,  kryetar i Komitetit Ekonomik dhe Financiar të Këshillit të BE-së tha se në fund u gjet një marrëveshje mbi formulimet që lejojnë një mënyrë fleksibël dhe të shpejtë për të shpërndarë fonde në Ukrainë pa ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si BE i menaxhon fondet.

27 vendet e BE-së tani kanë kohë deri më 19 dhjetor për të marrë një vendim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco