FOTO/ I shpallur gabimisht i vdekur prej ditësh, gjendet i gjallë burri në arkivol por...

FOTO/ I shpallur gabimisht i vdekur prej ditësh, gjendet i gjallë burri në arkivol por...

16:46, 06/12/2022
A+ Aa A-

 

Jose Ribero, besohet se vdiq nga kanceri kështu trupi i tij u vendos në frigoriferin e trupave e të vdekur, derisa disa nga punonjësit e morgut e shikuan teksa lëvizte.

Ai po merrte frymë brenda qeses së kufomës, por fatkeqësisht vdiq dy ditë më vonë nga hipotermia prej të ftohtit në frigorifer. Braziliani ishte shtruar në spitalin ‘Goias’  në muajin Shkurt, por doktorët e shpallën të vdekur më 29 Nëntor.

62-vjeçari u vendos më pas në qesen e paketimit të kufomës dhe u la në frigoriferin e morgut për rreth 5 orë para se të dërgohej në shtëpinë e funeralit.

Por një punonjës vërejti se ai lëvizte dhe se merrte frymë.

Njerëzit e dërguan atë përsëri në spital por për fat të keq ai kishte marrë hipotermi nga i ftohti i frigoriferit dhe vdiq dy ditë më vonë.

Doktori që nënshkroi çertifikatën e vdekjes së Ribeiro raportohet se është shkarkuar dhe po hetohet për vrasje.

Familja e të ndjerit thanë se ende nuk po përballojnë mënyrën sesi Ribeiro vdiq.

Motra e tij Aparecida tha se kishte nxitur drejt shtëpisë së funeralit dhe më pas kishte dërguar të vëllanë në spitalin e Rialma.

“Është e pabesueshme kjo që ndodhi. Ata mbajtën vëllanë tim në një qese plastike në frigorifer, është një situatë e tmerrshme,” tha Aparecida.

Policia që u njoftua për incidentin tha se vdekja mund të jetë shkaktuar qëllimisht.

“Shkaku i vdekjes nga hipotermia mund të jetë faji i doktorit kështu që mund të ndryshojmë klasifikimin e hetimit, më parë ishte tentativë vrasjeje dhe tani është vrasje nga dashakeqësia”, thane autoritetet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco