Rusia dhe Bjellorusia mbajnë bisedime, ndërkohë Kremlini mobilizon më shumë trupa për luftë

Rusia dhe Bjellorusia mbajnë bisedime, ndërkohë Kremlini mobilizon më shumë trupa për luftë

09:11, 05/12/2022
A+ Aa A-

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko zhvilluan bisedime në Minsk të shtunën, ku thuhet se diskutuan për bashkëpunimin ushtarak dhe sigurinë rajonale.

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha të shtunën se Rusia dhe Bjellorusia janë të përgatitura për paqen, por se Ukraina nuk duket e gatshme për të negociuar.

Duke folur në takim, Lukashenko tha se "nëse duan të luftojnë deri në fund, kjo është punë e tyre, e drejtë e tyre", duke shtuar se "për momentin as unë dhe as shërbimet tona speciale nuk i shohim të gatshëm për të zhvilluar negociatat e duhura".

Edhe pse Lukashenko ka thënë vazhdimisht se nuk do të hyjë në luftën në Ukrainë, Moska në të kaluarën e ka përdorur Bjellorusinë si stacion për pushtimin e saj.

Rusia dhe Bjellorusia janë formalisht pjesë e një "shteti të bashkuar" dhe janë aleatë të ngushtë ekonomikisht dhe ushtarakisht.

Ndërkohë, Rusia vazhdon të dërgojë trupat në vijën e parë të frontit - duke shuar shpresat se Moska mund ta pakësonte vrullin.

Forcat e Armatosura të Ukrainës raportuan se, që nga e premtja, forcat e Kremlinit kanë hedhur pesë raketa dhe kanë kryer dhjetëra sulme ajrore duke synuar pozicionet ushtarake të Ukrainës dhe infrastrukturën civile.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Rusia ka të ngjarë të planifikojë të rrethojë qytetin Bakhmut, ku një luftë e ashpër në llogore që të kujton Luftën e Parë Botërore ka vazhduar gjatë javëve të fundit.

Marrja e këtij qyteti do të kishte vlerë të kufizuar operacionale sipas ekspertëve, por mund të çojë Moskën që të kërcënojë më pas qytetet strategjike Kramatorsk dhe Sloviansk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco