Momenti i përplasjes së tramvajit me autobusin në Stamboll, të paktën 19 të plagosur

Momenti i përplasjes së tramvajit me autobusin në Stamboll, të paktën 19 të plagosur

09:00, 05/12/2022
A+ Aa A-

Një përplasje e rëndë mes një autobusi dhe një tramvaji ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Alibeyköy të Stambollit.

Sipas informacioneve të para, të paktën 19 persona kanë mbetur të plagosur, katër prej tyre në gjendje të rëndë.

Ndërsa autobusi u tërhoq zvarrë nga përplasja, në vendngjarje janë nisur zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore.

Gjithashtu janë publikuar dhe pamje nga vendi i ngjarjes.

 Në pamjet shihet se aksidenti ka ndodhur pasi autobusi i IETT ka hyrë në tramvaj.

Një person që ndodhej në parking në momentin e aksidentit shpëton në momentin e fundit. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco