Kufiri i çmimeve për eksportet e naftës së papërpunuar ruse, pritet të hyjë në fuqi

Kufiri i çmimeve për eksportet e naftës së papërpunuar ruse, pritet të hyjë në fuqi

08:27, 05/12/2022
A+ Aa A-

Tavani i çmimit për naftën bruto ruse në det, i rënë dakord nga Australia, BE dhe vendet e G7 pritet të hyjë në fuqi të hënën, me një kufi për produktet e rafinuara të naftës të vendosur për në shkurt të vitit të ardhshëm.

Marrëveshja, e arritur pas disa muajsh negociatash, e cakton çmimin e naftës për fuçi në një maksimum prej 60 dollarë amerikanë ose afërsisht 57 euro.

Por Ukraina kishte kërkuar një kufi më të ulët prej 30 dollarësh amerikanë për fuçi, duke argumentuar se çmimi i lartë nuk do të ndikojë në ekonominë e Rusisë. Ndërkohë, Moska ka thënë se do të vazhdojë ta shesë naftën e saj me çmimin e tregut.

Institucionet në vendet e G7-ës e sigurojnë shumicën e cisternave të naftës dhe nëse anijet nuk e pranojnë kufirin e çmimit, ato nuk do të jenë në gjendje të marrin rimbursim. Prandaj, edhe vendet që nuk kanë rënë dakord për tavanin mund të detyrohen ta zbatojnë atë, duke kufizuar të ardhurat e Rusisë nga eksporti i energjisë.

Sipas KE, Koalicioni ndërkombëtar i Çmimeve e përfundoi detyrën e tij për zbatimin e një kufiri të çmimit të naftës për naftën bruto ruse në det. Shtetet Anëtare të BE-së në Këshill e miratuan paralelisht zbatimin e tij brenda BE-së.

Kufiri është vendosur në një çmim maksimal prej 60 dollarësh për fuçi për naftën bruto dhe është i rregullueshëm në të ardhmen për t'iu përgjigjur zhvillimeve të tregut. Ky kufi do të zbatohet nga të gjithë anëtarët e Koalicionit të Kufirit të Çmimeve përmes proceseve të tyre ligjore përkatëse të brendshme.

Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, ka thënë: “G7 dhe të gjitha shtetet anëtare të BE-së kanë marrë një vendim që do të godasë edhe më shumë të ardhurat e Rusisë dhe do të zvogëlojë aftësinë e saj për të vazhduar luftën në Ukrainë. Do të na ndihmojë gjithashtu të stabilizojmë çmimet globale të energjisë, duke përfituar vendet në mbarë botën që aktualisht po përballen me çmime të larta të naftës.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco