‘Gëzuar Krishtlindjet’: 30 vjetori i mesazhit të parë me tekst të dërguar nga një telefon mobil

‘Gëzuar Krishtlindjet’: 30 vjetori i mesazhit të parë me tekst të dërguar nga një telefon mobil

22:42, 04/12/2022
A+ Aa A-

Mesazhi i parë me tekst nga telefoni po e feston ditëlindjen e 30-të – ishte i pari ndonjëherë që ishte dërguar tek një telefon mobil nga një inxhinier i Vodafone në Berkshire të Mbretërisë së Bashkuar me 3 dhjetor të vitit 1992.

Ky mesazh ishte dërguar në mënyrë që të testohej teknologjia në fjalë, dhe në atë mesazh shkruhej “Gëzuar Krishtlindjet”. Neil Papworth, e dërgoi mesazhin tek një nga shefat e firmës, Richard Jarvis, i cili në atë moment ndodhej në një festë Krishtlindjesh. Neil nuk pranoi përgjigje.

Telefoni i Jarvis, Orbitel 901, i cili sapo kishte dalë në treg, kishte peshë prej 2.1kg – peshë e përafërt me 12 iPhone 14. Në periudhën më të mirë, përdoruesit e telefonit shkëmbyen miliarda mesazhe SMS – ose Short Message Service – çdo vit, dhe në vitin 2010 fjala “sms” hyri në fjalor, raporton BBC.

Ky shërbim përdoret ende, megjithëse platformat e mesazheve të koduara të bazuara në internet si WhatsApp dhe iMessage janë shumë më të njohura.

Sipas Statista, në vitin 2021 brenda Mbretërisë së Bashkuar ka pasur 40 miliardë mesazhe SMS të dërguara, nga 150 miliardë të tilla të dërguara në vitin 2012. Në anën tjetër, ka 100 miliardë mesazhe WhatsApp të dërguara në mbarë botën çdo ditë.

Ndërkaq shërbimi me SMS përdoret ende nga NHS për të dërguar mesazh rikujtues për takime me doktorët, dhe nga disa firma si një formë e vërtetimit të hyrjes, ku dërgohet një sekuencë numrash, sekuencë kjo e cila duhet të futet në faqen e saj të internetit.

Megjithatë, mesazhet SMS nuk janë të enkriptuara, dhe për këtë arsye nuk konsiderohen të sigurta.

Fillimisht, një SMS mund të ishte vetëm tekst, deri në 160 karaktere të gjatë. Koncepti lindi në fillim të viteve 1980, por kaluan pothuajse 10 vjet përpara se një SMS të dërgohej në një pajisje celulare. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco