Ushtari rus i rekrutuar nga Wagner: Eprorët na kanë kërcënuar me vrasje nëse tërhiqemi

Ushtari rus i rekrutuar nga Wagner: Eprorët na kanë kërcënuar me vrasje nëse tërhiqemi

21:28, 04/12/2022
A+ Aa A-

Një i ushtar rus i zënë rob nga ukrainasit është intervistuar nga një bloger ukrainas, ku shpjegoi në detaje rrëfime nga fushëbeteja.

Ushtari rus ishte rekrutuar nga grupi famëkeq rus i mercenarëve Wagner në krye me Yevgeney Prigozhin, që konsiderohet aleat dhe njeri shumë i besueshëm i Vladimir Putinit.

Sipas tij të gjithë ish-të burgosurit që janë rekrutuar dhe dërguar në luftë në Ukrainë, janë kërcënuar nga eprorët e tyre se do të qëllohen për vdekje nëse tërhiqen apo tentojnë të mos e drejtojnë armën kah ukrainasit.

Sipas tij, shumica e të rekrutuarve ishin ish-të burgosur që janë dënuar për vrasje, përdhunime e madje kanibalizëm.

E pretendimet për rekrutimin e ish-të burgosurve i ka mbështetur edhe inteligjenca nga vendet perëndimore.

Madje kjo sipas tyre është një dëshmi se Putini po humb ushtarë në masë të madhe në luftën në Ukrainë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco