Indonezia goditet nga një tërmet i fuqishëm, ja sa ishte magnituda

Indonezia goditet nga një tërmet i fuqishëm, ja sa ishte magnituda

16:01, 03/12/2022
A+ Aa A-

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë goditi sot pjesën perëndimore të ishullit indonezian Java.

Tërmeti raportohet se ndodhi në një thellësi prej 118 kilometrash, njoftoi agjencia lokale sizmologjike.

Agjencia BMKG shtoi se nuk ka rrezik për cunami pas tërmetit, raportojnë mediat e huaja.

 

 

Tërmeti është ndjerë edhe në kryeqytetin Xhakartë, që ndodhet në anën veriperëndimore të ishullit.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme, ndërsa autoritetet në qytetin Garut, që ndodhet 50 kilometra larg epiqendrës, njoftuan se po kryejnë hetime.

Muajin e kaluar, një tërmet i cekët me magnitudë 5.6 goditi qytetin e Cianjur, duke marrë më shumë se 300 jetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco