Scholz telefonon Putinin, Kremlini: Jemi gati për negociata, por nuk i tërheqim trupat

Scholz telefonon Putinin, Kremlini: Jemi gati për negociata, por nuk i tërheqim trupat

21:04, 02/12/2022
A+ Aa A-

Tërhiq trupat që lufta në Ukrainë të ketë zgjidhje diplomatike. Pas presidentit amerikan Joe Biden, është kancelari gjerman Olaf Scholz që i drejton një kërkesë të tillë Vladimir Putinit, në telefonatën e parë mes të dyve që prej muajit shtator.

Berlini bën të ditur se biseda kishte zgjatur një orë, dhe lideri gjerman kishte bërë thirrje për gjetjen e një zgjidhje diplomatike që përfshin tërheqjen e trupave nga Ukraina sa më shpejt të jetë e mundur. Sakaq, sipas Kremlinit, presidenti Putin i kishte bërë thirrje Berlinit të rikonsiderojë qasjen e tij, duke e vënë theksin tek qëndrimi destruktiv i shteteve perëndimore, dhe fakti se Kievi kishte refuzuar plotësisht idenë e bisedimeve.

Gjatë vizitës së presidentit francez Emanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë, lideri amerikan Joe Biden tha për gazetarët se ishte i gatshëm të takonte Putinin për ti dhënë fund luftës në Ukrainë, por me një kusht.

‘Trupat e Putinit duhet të tërhiqen nga Ukraina’, deklaroi presidenti amerikan.

Nuk ka vonuar përgjigja e Moskës, e cila tha se refuzimi i Perëndimit për të njohur territoret e reja ruse ne Ukrainë, i bëjnë edhe më të vështira bisedimet e paqes. Kremlini theksoi se ishte i gatshëm për negociata, por jo me kërkesën e perëndimit për të tërhequr trupat.

‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i njohin territoret e reja të Rusisë dhe kjo i ndërlikon përpjekjet për bisedime. Për të arritur qëllimin tonë, Putin ishte dhe mbetet i hapur për bisedime me të gjitha palët. Biden tha se bisedimet janë të mundura vetëm kur trupat tanë të largohem nga Ukraina por operacioni ushtarak në Ukrainë do të vazhdojë’ ishin fjalët e zëdhënësit të Kremlinit Dmitri Pescov. 

Aktiviteti i stuhishëm diplomatik vjen pas disa muajve jo entuziastë sa I përket sinjaleve për bisedime. Para telefonatës së të premtes mes Scholz dhe Putin, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov u ankua se vendet europiane nuk kishin ofruar asgjë konkrete deri më tani, në termat e ndërmjetësimit. Ai përmendi ish sekretarin e shtetit John Kerry si një figurë që në të shkuarën ka qenë në gjendje të zgjidhë probleme duke u angazhuar në dialog të vërtetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco