Në ditën që ndryshoi testamentin, 90-vjeçari u gjet i pajetë i zhytur në llucë

Në ditën që ndryshoi testamentin, 90-vjeçari u gjet i pajetë i zhytur në llucë

11:21, 02/12/2022
A+ Aa A-

Detaje tronditëse janë zbuluar nga vdekja e një 90-vjeçari dy vite më parë. Ai u gjet i pajetë në fermën e tij në Shropshire të Anglisë. Hetimi ka zbuluar se pikërisht ditën kur ai u gjet i pajetë i zhytur në llucë në fermën e tij, kishte ndryshuar testamentin.

Në vitin 2014, ai kishte nënshkruar një testament në të cilin ia linte fermën e tij dhe disa toka të tjera Nigel Byrne, i cili kishte punuar në fermë. Hetimi ka zbuluar se ditën që John Charles Barnett u gjet i pajetë, kishte revokuar testamentin e parë dhe kishte nënshkruar një të ri, në të cilin ai i linte 20 mijë paund Nigel Byrne, ndërsa pjesën tjetër të pasurisë e ndante mes djalit dhe vajzës.

Vajza e Barnett, Jennifer Parry-Jones, ka dëshmuar se e ka lënë babanë e saj të ulur në karrige rreth orës 18:22 natën e vdekjes dhe shkoi në shtëpinë e saj. Një orë më vonë, ajo ka treguar se u telefonua nga Nigel Byrne. “Kthehu shpejt, John nuk është mirë dhe është nisur drejt

Ndërkohë, Byrne ka treguar John Charles Barnett kishte kaluar momente të vështira pas vdekjes së bashkëshortes së tij në vitin 2017, madje kishte tentuar edhe vetëvrasjen. Megjithatë, vdekja e John Charles Barnett është ende e pazbardhur dhe hetimet vijojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco