Frikë në Itali për rritjen e numrit të infektuarve me COVID-19

Frikë në Itali për rritjen e numrit të infektuarve me COVID-19

10:31, 02/12/2022
A+ Aa A-

Të dhënat e kësaj jave në Itali shohin që indeksi i transmetueshmërisë të rritet përsëri.

Rt mesatare e llogaritur në rastet simptomatike të COVID-19 në periudhën 9-22 nëntor ishte 1.14, një rrijte në krahasim me javën e kaluar (1.04) një shifër që tregon pragun e epidemisë.

Incidenca e rasteve me COVID-19 është në vend i qëndrueshme dhe e barabartë me 386 për 100 mijë banorë  (krahasuar me vlerën 388 javën e kaluar). 

Kjo është vënë në dukje nga monitorimi javor i ISS-Ministria e Shëndetësisë.

Rritje intensive - Numri i pacientëve të infektuar me COVID-19  po rritet këtë javë, si në pavijonet e zakonshme ashtu edhe në repartet e terapisë intensive të cilat ishin të qëndrueshme javën e kaluar. Në fakt, shkalla e të shtruarëve  në kujdesin intensiv u rrit në 3.2% (anketë më 1 dhjetor) kundrejt 2.5% (anketë më 24 nëntor).Ndërsa  shkalla në zonat mjekësore në mbarë Italinë është rritur në 13.3% (anketë në 1 dhjetor) kundrejt 12.0% (anketë më 24 nëntor).

Nga 5 në 7 Rajonet me pavijone mbi pragun - Rajonet në të cilat zënia e pavijoneve të zakonshme nga pacientët me Covid është mbi pragun e alarmit të vendosur në 15% rriten nga pesë në shtatë këtë javë. Këto janë Emilia-Romagna (17.1%), Friuli Venezia-Giulia (20.6%), Liguria (27%), Marche (18.6%), Umbria (35.5%), Valle d'Aosta (17.9%), Veneto (16%) ). 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco