VIDEOLAJM/ Biden premton takim me Putin, por e humb sërish...

10:26, 02/12/2022
A+ Aa A-

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se ai është gati që të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin. Ai tha se është i gatshëm të takohet me Putin nëse kjo do ndihmojë në përfundimin e luftës.

Komentet e tij u bënë gjatë takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, presidenti amerikan u shfaq sërish i përhumbur gjatë këtij takimi. Daily Mail publikoi një video, ku Biden bën një shtrëngim duarsh me Macron, që zgjati plot 42 sekonda.

Kjo situatë e sikletshme, u pasua edhe nga një tjetër moment i çuditshëm. Biden dukej sikur e kishte humbur, teksa ishte në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë. Fillimisht ai dukej si i ngrirë, më pas kishte vështirësi për t’u orientuar.

Ishte pikërisht presidenti francez që e ndihmoi të kthehej sërish pranë turmës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco