Tronditet Franca: Trupat e dy foshnjave gjenden të ngrira në një firgorifer

Tronditet Franca: Trupat e dy foshnjave gjenden të ngrira në një firgorifer

10:31, 02/12/2022
A+ Aa A-

Trupat e ngrirë të dy foshnjave u gjetën në një frigorifer të enjten në qytetin Bedoin në rajonin Vaucluse të Francës, brenda shtëpisë së një gruaje, e cila po mbahet nga policia.

“Çështja është në fazën fillestare dhe ngjarjet janë të karakterit kriminal”, tha prokurori, duke sqaruar se zbulimi është bërë në mëngjes, pas një telefonate të një personi të tretë në polici.

Për momentin është e pamundur të përcaktohet mosha apo gjinia e foshnjave të gjetura të ngrira, si dhe ndonjë lidhje e mundshme mes tyre apo gruas që mbahet nga policia.

“Është e vështirë në këtë fazë të jepen detaje”, këmbënguli prokurori, duke shtuar se u morën mostra për të mësuar më shumë rreth dy fëmijëve.

“Autopsia do të na tregojë më shumë”, shtoi ai.

Raporti mes personit që ka lajmëruar policinë dhe gruas në paraburgim nuk është përcaktuar nga prokuroria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco