Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Blinken: Lufta mund të përfundojë nesër, nëse Putini dëshiron

Blinken: Lufta mund të përfundojë nesër, nëse Putini dëshiron

10:12, 02/12/2022
A+ Aa A-

Antony Blinken tha se ekziston mundësia për dialog midis Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund luftës, nëse Moska është serioze.

“Ne do të dëshironim të shihnim nga Vladimir Putin një dëshirë serioze për diplomaci dhe dialog, por deri më tani ai po bën të kundërtën. Nëse do të ketë një qëndrim serioz nga ana e Rusisë, atëherë  do të ekzistojë mundësia për dialog,“ tha ministri amerikan i Mbrojtjes në një intervistë për kanalin televiziv France 2.

Në këtë kontekst, ai vuri në dukje se Volodymyr Zelensky po kërkon një zgjidhje diplomatike.

“Presidenti Zelensky ka propozuar planin e tij për një zgjidhje paqësore. Gjithçka varet nga Putini”, shtoi diplomati amerikan.

Ka një rrugëdalje nga konflikti në Ukrainë, por kjo varet tërësisht nga vendimet e marra në Moskë, nga vendimet e presidentit Putin.”

Sipas Blinken, konflikti në Ukrainë “mund të përfundojë nesër nëse Putini përfundon atë që filloi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco