Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Diplomatëve ukrainas u dërgohen zarfe 'të përgjakura', Kuleba: Rusët na kanë frikë

Diplomatëve ukrainas u dërgohen zarfe 'të përgjakura', Kuleba: Rusët na kanë frikë

09:54, 02/12/2022
A+ Aa A-

Tre misione diplomatike të Ukrainës kanë marrë të enjten mesazhe kërcënuese. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Sipas asaj që deklaroi Kuleba, misionet diplomatike kanë marrë letra të zhytura në një lëng të kuq që “simbolizon gjakun që do të derdhet në luftë.”

Ministri i Jashtëm i Ukrainës u shpreh se incidentet vijnë në vazhdën e përpjekjeve për të intimiduar diplomatët ukrainas.

“Brenda letrave ndodhej një kërcënim simbolik ndaj Ukrainës….të gjithë zarfet ishin të zhytur në një lëng të kuq në momentin që mbërritën,” tha ai.

Kuleba shtoi se nëse kanë nisur që të sulmojnë ambasadat kjo do të thotë që janë të frikësuar prej ukrainasve dhe po përpiqen që t’i ndalin.

Incidenti me diplomatët ukrainas vjen pas gjashtë letrave-bombë që u dërguan në disa “shënjestra” nëpër Spanjë, përfshirë këtu ambasadën ukrainase dhe një prodhues armësh që bën granata për Ukrainën.

Nga shpërthimi i një letre-bombë, një punonjës i ambasadës mbeti i lënduar lehtë pasi mori një nga letrat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco