Polici amerikan akuzohet për tentativë vrasjeje

Polici amerikan akuzohet për tentativë vrasjeje

09:32, 02/12/2022
A+ Aa A-

Polici i shkarkuar i San Antonios, i cili qëlloi një shofer 17-vjeçar ndërsa ishte në parkingun e McDonald’s, është paditur për një tentativë vrasjeje.

Polici fillestar James Brennand, 28 vjeç, u padit gjithashtu nga një juri e madhe e Teksasit për dy akuza të tjera lidhur me të shtënat e 2 tetorit që lanë adoleshentin Erik Cantu në spital për gati dy muaj.

Brennand mund të shihet në pamjet e kamerës së trupit duke qëlluar në Cantu teksa ktheu veturën e tij dhe u largua nga parkingu pasi oficeri i tha papritmas të dilte prej saj.

Vetëm pak çaste para se Brennand t’i afrohej automjetit, Cantu po hante një hamburger, raporton nypost.

Brennand u pushua shpejt prej punës gjersa u akuzua për sulm të rëndë nga një nëpunës publik në muajin tetor.

Megjithatë një nga avokatët e Brennandit argumentoi se versioni i ngjarjeve të klientit të tij nuk është treguar plotësisht.

Ka pasur një “qëndrim të nxituar për të gjykuar”, argumentoi avokati Nico LaHood.

“Ne parashikojmë që do të zbulohen më shumë informacione që do të hedhin më tej dritë mbi këtë incident”, tha LaHood, një ish-prokuror i qarkut Bexar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco