Krahu i djathtë i Zelensky zbulon sekretin shtetëror të Ukrainës

Krahu i djathtë i Zelensky zbulon sekretin shtetëror të Ukrainës

08:53, 02/12/2022
A+ Aa A-

Ndërsa lufta hyri në një fazë të re me tërheqjen e rusëve nga Khersoni, të cilët kishin qëndruar për një kohë në mbrojtje, nga Ukraina erdhi një deklaratë që ra si një bombë.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Anna Malyar, deklaroi se nuk do të zbulojnë humbjet e Ukrainës në luftën me Rusinë, në mënyrë që armiku të mos ketë akses në të dhënat duke u shprehur:  "Humbjet e Ukrainës në luftë janë sekret shtetëror".

Por Mykhailo Podolyak, këshilltar i Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, theu këtë rregull pasi njoftoi humbjet e Ukrainës nga lufta.

Podolyak tha se 13 mijë ushtarë ukrainas mund të kenë vdekur që nga fillimi I luftës.

As Ukraina dhe as Rusia nuk priren të nxjerrin shifra për viktimat dhe komentet e z. Podolyak nuk janë konfirmuar nga ushtria ukrainase.

Muajin e kaluar, gjenerali më i lartë amerikan, Mark Milley, tha se rreth 100,000 ushtarë rusë dhe 100,000 ukrainas ishin vrarë ose plagosur që nga fillimi i luftës.

Në një fjalim video të mërkurën, kryetarja e Komisionit të BE-së Ursula Von der Leyen tha se 100,000 trupa ukrainase ishin vrarë. 

Megjithatë, një zëdhënës i Komisionit të BE-së më vonë sqaroi se ky ishte një gabim, dhe shifra i referohej të vrarëve dhe të plagosurve.

Duke folur për kanalin televiziv ukrainas Channel 24, Podolyak tha se Kievi "po fliste hapur për numrin e të vrarëve".

"Ne kemi vlerësime zyrtare nga Shtabi i Përgjithshëm, vlerësime zyrtare nga komandanti i përgjithshëm [Z. Zelensky] dhe ato variojnë nga 10,000 deri në 12,500-13,000 të vrarë," tha ai.

Ai shtoi se numri i civilëve të vrarë mund të jetë "i rëndësishëm". 

BBC News kishte identifikuar rreth 3,600 vdekje civile që nga mesi i qershorit .

 Shifra tani ka të ngjarë të jetë shumë më e lartë.

Zonja von der Leyen tha se 20,000 civilë ukrainas ishin vrarë. 

Ndërsa ky numër nuk u tërhoq nga Komisioni i BE-së, ai u hoq nga versionet e mëvonshme të videos së bashku me pohimin se 100,000 trupa ishin vrarë.

Podolyak gjithashtu sugjeroi se deri në 100,000 ushtarë rusë ishin vrarë që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt, dhe se 100,000 deri në 150,000 të tjerë ishin plagosur, ose ishin të zhdukur ose janë të paaftë për t'u kthyer në luftime.

Shërbimi rus i BBC-së ka vërtetuar se të paktën 9,311 ushtarë rusë të të gjitha gradave janë vrarë që nga pushtimi më 24 shkurt, ndërsa numri i vërtetë i të vdekurve mund të jetë më shumë se 18,600.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco