Ushtria e Kongos: Rebelët masakruan 50 civilë në qytetin e Kishise

Ushtria e Kongos: Rebelët masakruan 50 civilë në qytetin e Kishise

08:44, 02/12/2022
A+ Aa A-

Ushtria e Republikës Demokratike të Kongos tha se rebelët e njohur si M23 dhe aleatët e tyre vranë 50 civilë në qytetin lindor të Kishise, raportoi Reuters.

Masakra ndodhi të martën ndërsa ushtria kongoleze dhe M23 kanë luftuar prej muajsh në lindje të vendit.

Një zëdhënës i M23, milicia Tutsi, nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga një agjenci britanike e lajmeve.

Edhe “Human Rights Watch” dhe një diplomate amerikane thanë sot se kanë mësuar për masakrën në Kishise, por nuk kanë bërë të ditur numrin e të vrarëve.

“Na vjen shumë keq për masakrën e civilëve në Kishise, e cila mund të karakterizohet si një krim lufte”, tha në Twitter, e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA në Kinshasa, Stephanie Miley.

Ajo shtoi se dënojnë të gjitha aktet e dhunës kundër civilëve dhe bëjnë thirrje për t’i dhënë fund armiqësive si dhe kërkojnë hetimin dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve të këtyre krimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco