OKB: Nevojiten 51.5 miliardë dollarë për t'u marrë me emergjencat e vitit 2023

OKB: Nevojiten 51.5 miliardë dollarë për t'u marrë me emergjencat e vitit 2023

15:50, 01/12/2022
A+ Aa A-

OKB-ja ka llogaritur se 51.5 miliardë dollarë duhet të mblidhen për ndihmat në vitin 2023.

“Viti i ardhshëm do të ketë programin më të madh humanitar që bota ka parë ndonjëherë. Arsyet janë konfliktet, emergjencat klimatike dhe pandemia që ende qarkullon në botë”,  tha Martin Griffiths.

Vlerësimi është gjithëpërfshirës dhe i bazuar në prova për nevojat globale humanitare për 12 muajt e ardhshëm dhe përfshin gjithashtu plane specifike të reagimit humanitar për 27 vende që paraqesin kushtet më kritike, si Afganistani, Ukraina dhe Jemeni.

Në vitin 2023 personat që do të kenë nevojë për mbështetje humanitare do të jenë 339 milionë, rreth 65 milionë më shumë se këtë vit, të shpërndarë në të paktën 69 vende. 

222 milionë njerëz në 53 vende që nuk do të kenë asgjë për të ngrënë, dhe 45 milionë njerëz në 37 vende që janë në rrezik nga uria. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco