VIDEO/ Britaniku shpëton qenin nga shinat, pak para se të arrinte treni

VIDEO/ Britaniku shpëton qenin nga shinat, pak para se të arrinte treni

14:26, 01/12/2022
A+ Aa A-

Një punëtor në një stacion hekurudhor në Luton rë Britanisë së Madhe është cilësuar si hero pasi shpëtoi një qen që kishte rënë në shina dhe nuk ishte në gjendje të hidhej në platformë.

56-vjeçari Paul Hawthorn ishte duke punuar në turnin e tij të zakonshëm në stacionin Leagrave të hënën në mëngjes kur qeni u hodh papritur në shina dhe ngeci.

Paniku filloi mes turmës, ndërsa qeni vrapoi lart e poshtë duke u përpjekur të gjente një rrugëdalje. Për fat të mirë, Paul veproi shpejt dhe e shpëtoi qenin nga vdekja ndërsa një tren me shpejtësi mbërriti në stacion.

“Thirra shoferin për ta paralajmëruar që të ngadalësojë shpejtësinë dhe të jetë gati të frenojë nëse është e nevojshme. Më pas kam kapur një objekt nga një kioskë aty pranë dhe e josha me qenin në skajin e platformës. Kur ai ngriti putrat e përparme, unë e kapa atë dhe e tërhoqi atë në siguri”, tha Hawthorn.

Videoja heroike e shpëtimit të qenit është postuar në TikTok, kështu që mund ta shikoni më poshtë. 

@getinthebarth People dump dogs at stations like this all the time 💔 for every evil person there is a kind hearted one #hero #doglove #rescue ♬ Arcade - Duncan Laurence

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco