BE paralajmëron Elon Musk se Twitter rrezikon të gjobitet ose ndalohet po nuk respektoi rregullat

BE paralajmëron Elon Musk se Twitter rrezikon të gjobitet ose ndalohet po nuk respektoi rregullat

13:44, 01/12/2022
A+ Aa A-

Komisioni Evropian ka paralajmëruar Elon Musk, Shefin Ekzekutiv të Tëitter se duhet të bëjë shumë më tepër për të mbrojtur përdoruesit nga gjuha e urrejtjes, keqinformimi dhe përmbajtje të tjera të dëmshme ose ndryshe rrezikon një gjobë dhe madje edhe një ndalim, sipas rregullave të reja strikte të BE-së për maturinë e përmbajtjes.

Thierry Breton, komisioneri i BE-së për politikën dixhitale, i tha miliarderit të Teslas se platforma e mediave sociale do të duhet të rrisë ndjeshëm përpjekjet për të përmbushur rregullat e reja, të njohura si Akti i Shërbimeve Dixhitale, që do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm.

Të dy ata patën një video-telefonatë të mërkurën për të diskutuar gatishmërinë e Tëitter për ligjin, i cili do t'u kërkojë kompanive të teknologjisë të kontrollojnë më mirë platformat e tyre për materiale që, për shembull, që promovojnë terrorizmin, abuzimin seksual të fëmijëve, gjuhën e urrejtjes dhe mashtrimet tregtare.

Kjo është pjesë e një rregulloreje të re dixhitale që e ka bërë Evropën, lider global në përpjekjet për të frenuar fuqinë e kompanive të medieve sociale, duke krijuar potencialisht një përplasje me vizionin e Musk për të krijuar një Tëitter me sa më pak pengesa.

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha gjithashtu të mërkurën se një hetim mbi blerjen  44 miliardë dollarë  të Musk nuk ishte jashtë tryezës së diskutimeve.

Breton tha se ishte i kënaqur kur dëgjoi se Musk i konsideron rregullat e BE-së "një qasje të arsyeshme për t'u zbatuar në një bazë mbarëbotërore".

“Por le të jemi gjithashtu të qartë se ka ende punë të madhe përpara”, tha Musk.

"Tëitter do të duhet të zbatojë politika transparente të përdoruesve, të përforcojë ndjeshëm moderimin e përmbajtjes dhe të mbrojë lirinë e fjalës, të trajtojë dezinformimin me vendosmëri dhe të kufizojë reklamat e synuara".

Pasi Musk, një i vetëquajtur "absolutist i fjalës së lirë", bleu Tëitter një muaj më parë, grupet që monitorojnë platformën për fjalime raciste, antisemitike dhe të tjera toksike, siç është Iniciativa për të Drejtat Civile Kibernetike, thanë se ato janë në rritje në të gjithë platformën. .

Musk ka sinjalizuar interesin për të përmbysur shumë nga rregullat e mëparshme të Tëitter-it që synonin të luftonin dezinformimin, së fundmi duke braktisur zbatimin e politikës së tij të dezinformimit COVID-19.

Ai tashmë i riktheu disa llogari të profilit të lartë që kishin shkelur rregullat e përmbajtjes së Tëitter dhe premtoi një "amnisti të përgjithshme" duke rivendosur shumicën e llogarive të pezulluara që nga kjo javë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco