Zelenskyy, thirrje Elon Musk-ut: Hajdeni këtu që ta shikoni vetë e pastaj jepni mend për luftën!

Zelenskyy, thirrje Elon Musk-ut: Hajdeni këtu që ta shikoni vetë e pastaj jepni mend për luftën!

13:23, 01/12/2022
A+ Aa A-

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e ka kritikuar sërish Shefin Ekzekutiv të Tëitter, Elon Musk, për propozimin e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë.

Musk krijoi polemika në tetor pasi i debatoi sugjerimet për negociatat e luftës në Ukrainë, në një sondazh në Twitter.

Miliarderi amerikan kishte propozuar që Krimea të mbetej pjesë e Rusisë dhe që referendumet e mbikëqyrura nga OKB-ja të mbaheshin në katër rajone të Ukrainës jugore.

Musk tha gjithashtu se Ukraina duhet "të qëndrojë neutrale", dhe në postimet e mëvonshme në Twitter tha se "fitorja për Ukrainën nuk ka gjasa”.

Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë i kanë kritikuar referendumet "ilegale" të aneksimit të mbajtura nga Rusia në Donetsk, Kherson, Luhansk dhe Zaporizhzhia. Gadishulli i Krimesë ishte aneksuar që në vitin 2014.

Duke folur përmes video-konferencës në “DealBook” të New York Times, Zelenskyy përsëriti kritikat e tij ndaj Musk dhe e inkurajoi themeluesin e Tesla dhe SpaceX të vizitonte vendin e tij të shkatërruar nga lufta.

"Unë mendoj se dikush ka ndikim mbi të ose ai po nxjerr përfundime të veta," tha Zelenskyy.

"Nëse doni të kuptoni se çfarë ka bërë Rusia këtu, ejani në Ukrainë dhe do të shihni gjithçka vetë. Dhe pastaj do të më tregoni se si t'i jap fund kësaj lufte, kush e filloi atë dhe kur mund të përfundojë".

Presidenti ukrainas i ishte kundërpërgjigjur fillimisht Musk në tetor me një sondazh të vetin në Tëitter, ku pyeste nëse njerëzit preferonin një Elon Musk që "e mbështet Ukrainën" apo një Eloon Musk që "mbështet Rusinë".

Zelenskyy tha se ai kurrë nuk do të bënte negociata me Rusinë për sa kohë Putin të ishte në pushtet.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të enjten se Moska ishte e gatshme të dëgjonte nëse dikush dëshironte të zhvillojë bisedime për Ukrainën.

Lavrov gjithashtu hodhi poshtë pretendimet se Rusia kërkon të mbajë bisedime paqeje për ta lejuar atë që të ringrejë Forcat e saj të Armatosura.

Rusia ka mohuar të ketë venë në shënjestër civilët ukrainas në sulmet e fundit me raketa mbi infrastrukturën energjetike të Ukrainës, të cilat kanë lënë miliona në vend pa energji para dimrit.

Moska në vend të kësaj ka fajësuar qeverinë e Ukrainës, duke thënë se sulmet janë për shkak të refuzimit të Kievit për të negociuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco