Pas sulmit në ambasadën e Ukrainës, zbulohen edhe dy letra-bombë në Spanjë

Pas sulmit në ambasadën e Ukrainës, zbulohen edhe dy letra-bombë në Spanjë

12:09, 01/12/2022
A+ Aa A-

Forcat e sigurisë në Spanjë kanë gjetur një pajisje të katërt shpërthyese. Pajisja ishte futur në një zarf dhe ishte dërguar me postë në një qendër të Bashkimit Evropian që ndodhet në një bazë ajërore në Torrejon de Ardoz, jashtë Madridit.

Lajmin e ka konfirmuar ministria e Mbrojtjes së Spanjës të enjten në mëngjes.

Dy letra-bombë u dërguan të mërkurën në adresë të ambasadës së Ukrainës në Madrid dhe në adresë të një prodhuesi armësh në veri të vendit.

Një prej tyre shpërtheu duke i shkaktuar lëndime të lehta një zyrtari ukrainas ndërsa besohet se dy incidentet e para kishin lidhje me njëri-tjetrin pasi në të dyja arstet ishte shkruar e njëjta postë elektronike.

Sa i përket zarfit të gjetur sot, pasi e skanuan me rreze X, oficerët e sigurisë ajërore dolën në përfundimin se përmbante një “mekanizëm”, i cili aktualisht po analizohet.

Qendra ku u dërgua zarfi, sipas asaj që thuhet në uebsajtin e saj, mbështet politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së duke mbledhur informacion nga pajisjet e inteligjencës hapësinore.

Kujtojmë se më 24 nëntor, një letër që mbante një pajisje të ngjashme shpërthyese ka marrë edhe zyra e kryeministrit Pedro Sanchez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco