Borrell: BE ka ngrirë 300 miliardë fonde ruse, tani sekuestro

Borrell: BE ka ngrirë 300 miliardë fonde ruse, tani sekuestro

10:22, 01/12/2022
A+ Aa A-

Bashkimi Europian ka kontroll mbi rreth 300 miliardë burime financiare nga banka qendrore ruse, kjo shumë parash duhet të përdoret për rindërtimin e Ukrainës.

Kështu deklaroi përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell duke mbërritur në samitin e OSBE-së në Lodz të Polonisë.

Ne do të shqyrtojmë të gjitha mundësitë ligjore për t’u siguruar që Rusia të paguajë për shkatërrimin që ka shkaktuar, këto rezerva tani janë të ngrira, por nga bllokimi do kalojnë në sekuestro dhe ne po punojmë për këtë gjë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco