Forcat spanjolle të sigurisë gjejnë një tjetër ‘letër bombë’

Forcat spanjolle të sigurisë gjejnë një tjetër ‘letër bombë’

09:58, 01/12/2022
A+ Aa A-

Forcat spanjolle të sigurisë gjetën një pajisje të tretë shpërthyese të fshehur në një paketë të dërguar në bazën e forcave ajrore në Torrejon de Ardoz jashtë Madridit, raportoi gazeta El Mundo këtë mëngjes.

Dy letra bomba u gjetën të mërkurën drejtuar ambasadës ukrainase në Madrid dhe një prodhuesi armësh në Zaragoza, në veri të Spanjës, tha policia.

I pari shpërtheu duke i shkaktuar lëndime të lehta një zyrtari ukrainas.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:10 të së mërkurës.

Një punonjës i ambasadës hapi zarfin pa ditur që brenda ndodhej eksploziv.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco