Mbytja 27 emigrantëve në ujërat britanikë, arrestohet trafikanti 32-vjeçar

Mbytja 27 emigrantëve në ujërat britanikë, arrestohet trafikanti 32-vjeçar

08:26, 01/12/2022
A+ Aa A-

Një burrë është arrestuar në lidhje me vdekjen e të paktën 27 personave, që u mbytën duke tentuar të kalonin kanalin anglez me një gomone, nëntorin e vitit të kaluar.

Harem Ahmed Abwbaker, 32 vjeç u arrestua në zonën Cheltenham të Gloucestershire rreth orës 6:45 të mëngjesit të sotëm.

Abwbaker u identifikua dhe u gjurmua nga Agjencia Kombëtare e Krimit, e cila ka punuar me autoritetet franceze për të hetuar rrethanat që çuan në vdekjen e 27 personave.-

Ai dyshohet të jetë një anëtar i grupit të krimit të organizuar që komplotoi për të transportuar emigrantët në Mbretërinë e Bashkuar me një varkë të vogël.

Anija u mbyt pasi u largua nga bregu francez, duke çuar në vdekjen e të gjithë, përveç dy prej tyre në bord. Katër persona mbeten të zhdukur,

Zëvendësdrejtori i NCA, Craig Turner tha: Ky është një arrestim i rëndësishëm dhe vjen si pjesë e hetimeve të gjera mbi ngjarjet që çuan në këto vdekje tragjike në Channel”- shkruan Daily Mail.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco