Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Vritet lideri i ISIS

Vritet lideri i ISIS

08:15, 01/12/2022
A+ Aa A-

Lideri i grupit militant Shteti Islamik, Abu al-Hassan al-Hashimi al-Qurayshi, është vrarë në një betejë, tha zëdhënësi i grupit, duke mos dhënë më shumë detaje.

Al-Qurayshi është lideri i dytë i ISIS që është vrarë gjatë këtij viti, në kohën kur ky grup ekstremist po tenton që të ngrihet sërish, duke tentuar që të aktivizojë celulat e saj për të kryer sulme vdekjeprurëse në Irak dhe Siri.

Pak dihet për al-Qurayshi, i cili mori udhëheqjen e grupit pas vdekjes së paraardhësit të tij, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi, i cili u vra gjatë një aksioni të Shteteve të Bashkuara të kryer në shkurt në veriperëndim të Sirisë.

Vrasja e Al-Qurayshi është një goditje ndaj grupit militant i cili u mposht në Irak më 2017 dhe dy vjet më vonë në Siri.

Njoftimi i zëdhënësit të ISIS, Abu Omar al-Muhajer, vjen në kohën kur ISIS po tenton të kryejë sulme vdekjeprurëse në disa pjesë të Sirisë dhe Irakut, ku ekstremistët më herët e kishin shpallur një kalifat.

“Ai vdiq duke luftuar armiqtë e Zotit, duke vrarë disa prej tyre para se të vritej si një burrë në fushëbetejë”, tha al-Muhajer.

Zëdhënësi tha se Abu al-Hussein al-Husseini al-Qurayshi është emëruar udhëheqës i ri i grupit militant.

Uashingtoni është pyetur për vrasjen e al-Qurayshit dhe zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare, John Kirby tha: “Ne mirëpresim lajmin për vdekjen e një tjetër lideri të ISIS. Nuk kam detaje të tjera tani për tani për këtë ngjarje”.

Al-Qurayshi është lideri i tretë i vrarë që kur themeluesi i ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi, u vra nga amerikanët në tetor të vitit 2019.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e liderit të ISIS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco