Ministri i Jashtëm turk: Suedia po bën hapa drejt NATO-s, por s’është e mjaftueshme

Ministri i Jashtëm turk: Suedia po bën hapa drejt NATO-s, por s’është e mjaftueshme

08:11, 01/12/2022
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu deklaroi se qeveria e re e Suedisë është më e vendosur që të adresojë shqetësimet e sigurisë së Ankarasë, në këmbim që pala turke të ratifikojë anëtarësimin e Stokholmit në NATO, por bëri thirrje për “hapa konkretë”.

Cavusoglu u takua të martën me homologët e tij nga Suedia dhe Finlanda në margjinat e samitit të NATO-s në Bukuresht.

“Deklaratat që vijnë nga Suedia janë të mira, vendosmëria është e mirë, por ne duhet të shohim hapa konkretë. U tham atyre se nuk kemi parë hapa konkretë për këto çështje”, përfshirë ekstradimin e kriminelëve dhe ngrirjen e aseteve të “terroristëve”, theksoi ai.Advertisement -

Në maj, Finlanda dhe Suedia vendosën që t’i bashkohen NATO-s, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco