Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Pas 38 vitesh, shpërthen për herë të parë Vullkani më i madh në botë Mauna Loa në Hawaii

Pas 38 vitesh, shpërthen për herë të parë Vullkani më i madh në botë Mauna Loa në Hawaii

22:07, 30/11/2022
A+ Aa A-

Mauna Loa i Hawait, vullkani më i madh aktiv në botë, filloi të shpërthejë të dielën për herë të parë që nga viti 1984, duke i dhënë fund periudhës së tij më të gjatë të qetë në histori.

Në mbrëmje, qielli mbi ishullin më të madh të Hawait u bë ngjyrë e kuqe, teksa llava doli në majën e vullkanit rreth orës 23:30 me orën lokale, raportojnë mediat e huaja.

Llava nuk kërcënon për momentin banorët e Havaiit, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, raportojnë mediat e huaja. Shërbimi paralajmëroi banorët të hënën se ciflat e vullkanit të cilat janë të imëta mund të bllokojnë rrugët.

Mauna Loa ngrihet në lartësi 4,169 metra mbi Oqeanin Paqësor, pjesë e zinxhirit të vullkaneve që formuan ishujt e Hawait. Për herë të fundit shpërtheu në mars dhe prill të vitit 1984, duke dërguar një rrjedhë llave brenda 8.05 km nga Hilo, qyteti më i madh i ishullit.

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Havait tha se kishte hapur dy strehimore në ishull si një masë paraprake, por gjithashtu theksoi se nuk ka shenja se llava do të kërcënojë zonat e populluara dhe se nuk kishte lëshuar asnjë urdhër evakuimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco