Kreu i inteligjencës ruse: Me drejtorin e CIA-s diskutuam për Ukrainën dhe sigurinë bërthamore

Kreu i inteligjencës ruse: Me drejtorin e CIA-s diskutuam për Ukrainën dhe sigurinë bërthamore

21:39, 30/11/2022
A+ Aa A-

Kreu i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR), Sergey Naryshkin njoftoi se në takimin e zhvilluar në Ankara me drejtorin e CIA-s, Bill Burns, krahas çështjeve për sigurinë bërthamore kanë diskutuar edhe për Ukrainën, raportojnë mediat e huaja. Naryshkin në një deklaratë për agjencinë ruse të lajmeve RIA foli për takimin që zhvilloi me Burns.

"Në takimin në fjalë u diskutua edhe çështja e Ukrainës. Mund të them se fjalët që u përdorën më shumë në këtë takim janë ‘stabiliteti strategjik‘, ‘siguria bërthamore‘, Ukraina‘ dhe ‘regjimi i Kievit‘", tha Naryshkin.

Ai foli lidhur me deklaratën e të ngarkuarës me punë në ambasadën e SHBA-së në Moskë, Elizabeth Rood se mund të ketë kontakte mes SHBA-së dhe Rusisë për çështjen e kërcënimeve bërthamore. "Personalisht, mund të konfirmoj thëniet e Rood", deklaroi Naryshkin.

Në një deklaratë më 28 nëntor, Rood tha se ka kanal komunikimi mes SHBA-së dhe Rusisë për çështjen e menaxhimit të kërcënimeve bërthamore dhe se Burns dhe Naryshkin mund të takohen sërish nëse është e nevojshme.

Naryshkin dhe Burns më 14 nëntor zhvilluan një takim në Ankara nën organizimin e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë (MIT). Zyrtarët amerikanë njoftuan se në takim nuk u zhvilluan negociata lidhur me zgjidhjen e krizës në Ukrainë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco