KE propozon krijimin e një gjykate ad hoc për krimet e Rusisë

KE propozon krijimin e një gjykate ad hoc për krimet e Rusisë

18:09, 30/11/2022
A+ Aa A-

Bashkimi Evropian do të punojë për të ngritur një gjykatë të specializuar të mbështetur nga OKB-ja për të hetuar krimet e mundshme të luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë. Kështu është shprehur presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen në një postim në Twitter, teksa njofton që ekzekutivi europian në orët e ardhshme do t’i dërgojë vendeve anëtare një propozim ad hoc për të lejuar që përgjegjësitë e Rusisë të gjykohen përballë një gjykate.

“Rusia duhet të paguajë krimet e tmerrshme në Ukrainë. Ne do të bashkëpunojmë me Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe do të kontribuojmë në krijimin e një tribunali të specializuar për të gjykuar krimet e Rusisë. Me partnerët tanë, ne do të sigurohemi që Moska të paguajë për shkatërrimin që ka shkaktuar, me fondet e ngrira të oligarkët dhe asetet e bankës së saj qendrore”, njofton presidentja e KE-së.

Ukraina ka bërë presion për krijimin e një gjykate speciale për të ndjekur penalisht liderët ushtarakë dhe politikë rusë për luftën dhe propozimi i BE-së u mirëprit nga shefi i shtabit të presidentit ukrainas.

Të martën, ministrat e drejtësisë të G7 ranë dakord gjithashtu të krijojnë një rrjet për të koordinuar hetimet për krimet e luftës në Ukrainë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco