Sulmi në ambasadën në Spanjë/ Ministri i Jashtëm ukrainas bën thirrje për rritjen e sigurisë

Sulmi në ambasadën në Spanjë/ Ministri i Jashtëm ukrainas bën thirrje për rritjen e sigurisë

15:36, 30/11/2022
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka kërkuar që të rritet siguria në ambasadat e Ukrainës në mbarë botën pas sulmit me zarfin bombë në ambasadën e tyre në Madrid.

Gjatë sulmit u plagos një punëtore e ambasadës e cila hapi zarfin e dërguar në ambientet e ambasadës në kryeqytetin spanjoll.

Oleg Nikolenko, një përfaqësues i ministrisë së jashtme të Ukrainës shkroi në Twitter se ministri Dmytro Kuleba ka udhëzuar autoritetet për të forcuar sigurinë e të gjitha ambasadave të Ukrainës në çdo vend në botë, ndërsa u bëri thirrje autoriteteve spanjolle që të hetojnë mbi sulmin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco