Shpërthim në ambasadën e Ukrainës në Madrid

Shpërthim në ambasadën e Ukrainës në Madrid

15:27, 30/11/2022
A+ Aa A-

Një shpërthim ka ndodhur në ambasadën e Ukrainës në Madrid, raporton Reuters, duke cituar policinë.

Sipas Reuters , shpërthimi ndodhi rreth orës dy e gjysmë. Disa njësi policie ndodhen tashmë në ndërtesën e ambasadës.

Policia spanjolle njoftoi se punonjësi i ambasadës së Ukrainës në Madrid është plagosur lehtë dhe se ndodhet në spital.

Përveç njësive të tjera policore, në vendngjarje kanë shkuar edhe forca të specializuara për deaktivizimin e lëndëve plasëse. Për momentin, ambasada nuk ka dashur të konfirmojë ngjarjen apo të bëjë deklarata në lidhje me të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco