Krokodili sulmoi dhe i preu kokën 8-vjeçarit, prindërit panë tmerr me sy

Krokodili sulmoi dhe i preu kokën 8-vjeçarit, prindërit panë tmerr me sy

10:45, 30/11/2022
A+ Aa A-

Një djalë 8-vjeçar vdiq tragjikisht në Kosta Rika, pasi u sulmua nga një krokodil gjigant  teksa luante në brigjet e një lumi, me familjen e tij. Kjo e fundit ka parë tmerr pa mundur të bënte asgjë për ta parandaluar.

Sipas Neë York Post, vogëlushit Julio Otero Fernandez iu pre koka nga zvarraniku i madh, përpara se ta tërhiqte zvarrë në thellësitë e lumit Matina pranë qytetit. Rreth orës 14:00 djali i vogël po qëndronte në ujë deri në gjunjë, kur krokodili iu shfaq përpara dhe u hodh mbi të. “Ai e kapi në dhëmbë dhe ia preu kokën. Më pas e tërhoqi zvarrë nën ujë”, tha një dëshmitar okular. Të dy prindërit e fëmijës ishin përballë kur ai humbi në një mënyrë kaq tragjike. Babai tha se një orë më vonë krokodili u rishfaq me trupin e fëmijës ende në gojë.

Siç theksohet nga tabloidi amerikan, familja ishte zhvendosur në Kosta Rika nga Nikaragua katër vjet më parë për arsye biznesi. Prindërit tani planifikojnë të marrin pjesën tjetër të fëmijëve të tyre dhe të kthehen në vendlindje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco