Lajmi i fundit

Denoncoi lidhjet e Edi Ramës me organizatat mafioze, kërcënohet gazetari Zigfrido Ranucci

Pas Polonisë, një raketë ruse bie në Moldavi

Pas Polonisë, një raketë ruse bie në Moldavi

10:42, 30/11/2022
A+ Aa A-

Një raketë ruse që u rrëzua nga mbrojtja ajrore e Ukrainës ra në një fshat në veri të Moldavisë, sipas raporteve të qeverisë. Ministria e Brendshme e vendit tha se raketa ra në Naslavcea, afër kufirit me Ukrainën, shkruan Euronews.

“Deri më tani nuk ka viktima të raportuara, por vetëm disa dëme të vogla në disa banesa”, shtoi minitsria.

Por qytetarët janë panikosur se lufta e Rusisë mund të zgjerohet përtej Ukrainës.

Tre javë më parë, Moldavia tha se raketat ruse që synonin Ukrainën kishin kaluar hapësirën e saj ajrore dhe thirri të dërguarin e Moskës për të kërkuar një shpjegim.

Më herët në incident me dy viktima u shënua në Poloni, ku një raketë ra në një fshat në kufi me Ukrainën.

Ashtu si Ukraina, Moldavia nuk është pjesë e aleancës ushtarake të BE-së apo NATO-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco