Zelensky: Ne po e fitojmë luftën, duhet vetëm të kalojmë dimrin

Zelensky: Ne po e fitojmë luftën, duhet vetëm të kalojmë dimrin

09:45, 30/11/2022
A+ Aa A-

Pavarësisht kushteve të vështira që po hasin qytetarët ukrainas me ndërprerje të furnizimit me ujë dhe energjisë elektrike në këto ditë të ftohta të dimrit, presidenti Zelensky u shfaq optimist në daljen e fundit televizive.

Gjatë mesazhit të përnatshëm për bashkëkombasit e tij, Zelensky ftoi qytetarët të tregojnë durim dhe të rezistojnë në këtë dimër, pasi ushtria ukrainase është duke e fituar luftën dhe kjo është vetëm çështje kohe.

Presidenti ukrainas nuk harroi të falënderonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën konsistente që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

Ndërkohë një ditë më parë, Ministria e Mbrojtjes raportoi se që nga dita e parë e ofensivës ruse, 88 mijë ushtarë të Putin kanë humbur jetën gjatë luftimeve në Ukrainë./A2CNN

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco