Koreja e Jugut ngre avionët, pasi avionët luftarakë kinezë dhe rusë hyjnë në zonën e mbrojtjes ajrore

Koreja e Jugut ngre avionët, pasi avionët luftarakë kinezë dhe rusë hyjnë në zonën e mbrojtjes ajrore

09:17, 30/11/2022
A+ Aa A-

Bombarduesit kinezë hynë dhe dolën sërish nga zona e mbrojtjes ajrore sipas Shefit të Shtabit të Përbashkët të Seulit, por nuk e shkelën hapësirën ajrore të vendit

Ushtria e Koresë së Jugut tha se ka ngritur menjëherë avionët luftarakë kur dy avionë luftarakë kinezë dhe gjashtë rusë hynë në zonën e saj të mbrojtjes ajrore.

Bombarduesit kinezë H-6 hynë dhe dolën nga Zona e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Koresë pranë brigjeve jugore dhe verilindore të Koresë së Jugut rreth orës 5:50 të mëngjesit me orën lokale të mërkurën, tha Shefi i Shtabit të Përbashkët të Seulit (JCS).

Ata rihynë në zonë disa orë më vonë nga deti i Japonisë, i njohur në Kore si Deti Lindor, të shoqëruar nga avionë luftarakë rusë, duke përfshirë bombardues TU-95 dhe avionë luftarakë SU-35, tha JCS.

Avionët  e nuk kanë shkelur hapësirën ajrore të Koresë së Jugut, shtoi JCS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco