Furnizimi i Ukrainës me sisteme “Patriot”, ish-presidenti rus kërcënon NATO-n: Do të kundërpërgjigjemi

Furnizimi i Ukrainës me sisteme “Patriot”, ish-presidenti rus kërcënon NATO-n: Do të kundërpërgjigjemi

09:13, 30/11/2022
A+ Aa A-

Ish-presidenti rus, Dmitry Mevedev, paralajmëroi NATO-n që të mos furnizojë Ukrainën me sisteme kundërajrore “Patriot”.

Ai cilësoi aleancën euroatlantike “entitet kriminal”.

“Nëse, siç la të kuptohet (Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg), NATO furnizon fanatikët ukrainas me sisteme Patriot dhe forca ushtarake, ata do të bëheshin menjëherë një objektiv legjitim i forcave tona të armatosura,” shkroi Medvedev në Telegram.

Në mesazhin e tij kërcënues nuk bëhet e qartë nëse objektiv i Rusisë do të jenë sistemet “Patriot”, forcat ukrainase, ose personeli i NATO-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco