Bashkohen në anijen kozmike kineze, dy misione me gjashtë astronautë, takim historik

Bashkohen në anijen kozmike kineze, dy misione me gjashtë astronautë, takim historik

09:00, 30/11/2022
A+ Aa A-

Pekin - Tri astronautë kinezë u ankoruan herët në mëngjes  të mërkurën me stacionin hapësinor të vendit të tyre, ku do të qëndrojnë për disa ditë me ekuipazhin prej tre anëtarësh që ndodhet tashmë në bord dhe do të zgjerojnë objektin në madhësinë e tij maksimale.

Lidhja me stacionin Tiangong erdhi në orën 5:42 të mëngjesit të së mërkurës, rreth 6 orë e gjysmë pasi anija kozmike "Shenzhou-15" u lëshua nga maja e një rakete bartëse Long March-2F nga Qendra e Nisjes Satelitore Jiuquan.

Misioni gjashtë-mujor, i komanduar nga Fei Junlong dhe me ekuipazh Deng Qingming dhe Zhang Lu, do të jetë i fundit në fazën e ndërtimit të stacionit, sipas Agjencisë Hapësinore të Drejtuar të Kinës.

Moduli i tretë dhe i fundit i stacionit u ankorua në fillim të këtij muaji, një nga hapat e fundit në përpjekjet e Kinës për të mbajtur një prani të vazhdueshme të ekuipazhit në orbitë.

Ekuipazhi i "Shenzhou-15" do të kalojë disa ditë duke punuar me ekuipazhin ekzistues prej tre anëtarësh të stacionit Tiangong, i cili do të kthehet në Tokë pas misionit të tyre gjashtë mujor.

Fei, 57 vjeç, është një veteran i misionit katër-ditor të vitit 2005 i “Shenzhou-6”, hera e dytë që Kina dërgoi një njeri në hapësirë. Deng dhe Zhang i kanë fluturimet e tyre të para në hapësirë.

Stacioni tani është zgjeruar në madhësinë e tij maksimale, me tre module dhe tre anije kozmike të bashkangjitura për një masë totale prej afro 100 tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco